Aplikacionet dhe veçoritë
Ndryshimi i panelit Aplikacionet e anës
•Për ta shtuar një aplikacion, shtypni në panel dhe shtypni një aplikacion nga lista e aplikacioneve.
•Për të krijuar një folder në panel, shtypni në panel, shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion nga lista e aplikacioneve dhe pastaj tërhiqeni mbi një aplikacion tjetër në panelin Aplikacionet e anës. Lëshojeni aplikacionin kur shfaqet një kornizë folderi rrotull aplikacioneve.
•Për ta fshirë një aplikacion, shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion në panel dhe tërhiqeni në Largo në krye të panelit.
•Për të ndryshuar rendin e aplikacioneve, shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion dhe tërhiqeni në një vend tjetër.
Gjithashtu mund të ndryshoni panelin Aplikacionet e anës duke shtypur dhe pastaj duke shtypur REDAKTO poshtë Aplikacionet e anës.
People edge
Shtoni kontaktet e preferuara në panelin People edge për t’i kontaktuar shpejt dhe për të parë njoftimet e marra prej tyre.
1
2
Tërhiqeni panelin e anës drejt mesit të ekranit.
Lëvizni majtas ose djathtas për të hapur panelin People edge.
Shtimi i kontakteve në panelin People edge
Shtoni kontaktet e përdorura shpesh në panelin People edge dhe vendosini si kontakte prioriteti.
Shtypni dhe zgjidhni një kontakt nga lista e të preferuarve, ose shtypni PËRZGJIDH KONTAKTET, zgjidhni kontaktet dhe pastaj shtypni KRYER.
Vetëm kontaktet e ruajtura në Kontaktet mund të shtohen në panelin People edge.
117