Bazat

Masat paraprake për ambientin

Pajisja juaj mund të nxehet për shkak të ambientit në kushtet e mëposhtme. Bëni kujdes për të shmangur uljen e jetëgjatësisë së baterisë, dëmtimin e pajisjes ose shkaktimin e zjarrit.

Mos e mbani pajisjen në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.

Mos e ekspozoni pajisjen nën dritën direkte të diellit për periudha të gjata.

Mos e përdorni ose mbani pajisjen për periudha të gjata në vende shumë të nxehta, si për shembull brenda makinës në verë.

Mos e mbani pajisjen në vende ku mund të nxehet tepër, si për shembull mbi një tapet me ngrohje elektrike.

Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje gatimi me nxehtësi ose enë me presion.

Mos përdorni kurrë një karikues ose bateri të dëmtuar.

9