Aplikacionet dhe veçoritë
Kamera
Hyrje
Bëni foto dhe regjistroni video duke përdorur metodat dhe cilësimet e ndryshme.
Etika e kamerës•Mos bëni foto ose regjistroni video të njerëzve të tjerë pa lejen e tyre.
•Mos bëni foto ose regjistroni video aty ku është e ndaluar me ligj.
•Mos bëni foto ose regjistroni video në vende ku mund të shkelet privatësia e njerëzve të tjerë.
Hapja e kamerës
Përdorni opsionet e mëposhtme për të hapur kamerën:
•Hapni aplikacionin Kamera.
•Shtypni butonin e energjisë dy herë.
•Në ekranin e kyçur, tërhiqeni jashtë rrethit.
•Disa metoda mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Disa veçori të kamerës nuk janë të disponueshme kur hapni aplikacionin Kamera nga ekrani i kyçur ose kur ekrani është i fikur ndërkohë që është vendosur metoda e kyçjes së ekranit.
•Nëse fotot duken të turbullta, pastrojeni lenten e kamerës dhe provoni përsëri.
90