Cilësimet
Shtimi i aplikacioneve
Shtoni një aplikacion në folderin e sigurt.
1
2
Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni Shto app-e.
Shënoni një ose më shumë aplikacione të instaluara në pajisje dhe shtypni SHTO.
Për të instaluar aplikacione nga Dyqani ose Galaxy Apps, shtypni SHKARKO NGA DYQANI PLAY ose SHKARKO NGA GALAXY APPS.
Heqja e aplikacioneve nga folderi i sigurt
Shtypni Edito app-et, shënoni aplikacionet dhe pastaj shtypni Çinstalo.
Shtimi i llogarive
Shtoni llogaritë tuaja Samsung dhe Google, ose llogaritë e tjera që të sinkronizohen me aplikacionet në folderin e sigurt.
1
2
3
Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni →Cilësimet →Llogaritë →Shto llogari.
Zgjidhni një shërbim llogarie.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin e llogarisë.
Fshehja e folderit të sigurt
Mund ta fshihni shkurtoren e folderit të sigurt nga ekrani i aplikacioneve.
Hapni aplikacionin Dosja e sigurt, shtypni →Cilësimet, dhe pastaj shtypni çelësin Tregoje Dosjen e sigurt për ta çaktivizuar.
Ose ndryshe, tërhiqeni shiritin e statusit poshtë për të hapur panelin e njoftimeve. Pastaj, rrëshqitni poshtë në panelin e njoftimeve dhe shtypni Dosja e sigurt për ta çaktivizuar veçorinë.
201