Cilësimet

Regjimi Rendiment

Ndryshoni performancën e pajisjes sipas përdorimit tuaj, si për shembull luajtjen e lojërave ose muzikës, për të arritur performancën më të mirë.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Regjimi Rendiment.

Optimizim (rekomandohet): Balanconi jetëgjatësinë e baterisë dhe rezolucionin e ekranit për përdorim të përditshëm.

Lojë: Përmirësoni eksperiencën e lojërave duke i bërë lojërat të hapen më mirë.

Argëtim: Aplikoni tingull me cilësi të lartë, imazhe të përmirësuara, parametra maksimale të ekranit për t’u kënaqur më shumë me muzikë dhe video.

Rendiment i lartë: Aplikoni parametrat e cilësisë më të lartë të ekranit.

Konsumi i energjisë së baterisë do të rritet në varësi të metodës.

Arkivimi

Kontrolloni statusin e memories së përdorur dhe asaj të disponueshme.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Arkivimi.

Kapaciteti aktual i disponueshëm i memories së brendshme është më pak se kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura zënë një pjesë të memories. Kapaciteti i disponueshëm mund të ndryshojë kur e përditësoni pajisjen.

Mund të shikoni kapacitetin e disponueshëm të memories së brendshme në pjesën Specifikimet për pajisjen tuaj në faqen e internetit të Samsung.

Menaxhimi i memories

Për të fshirë skedarët e mbetur, si për shembull cache, shtypni PASTRO TANI. Për të fshirë skedarët ose për të çinstaluar aplikacionet që nuk doni t’i përdorni më, zgjidhni një kategori nën TË DHËNAT E PËRDORUESIT. Pastaj, shënoni artikujt për t’i zgjedhur dhe shtypni HIQ ose

ÇINSTALO.

Memoria

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Memoria.

Për të përshpejtuar pajisjen duke ulur sasinë e memories virtuale që po përdorni, shënoni aplikacionet nga lista e aplikacioneve dhe shtypni PASTRO TANI.

181