Shtojcë

Përdorimi i kursorit

Në menunë ndihmëse, shtypni Kursori. Mund ta kontrolloni ekranin duke përdorur lëvizje të vogla të gishtit mbi zonën e prekjes. Tërhiqeni gishtin mbi zonën e prekjes për ta lëvizur kursorin. Gjithashtu, shtypni ekranin për të zgjedhur artikujt poshtë kursorit.

Përdorni opsionet e mëposhtme:

/ : Ecni majtas ose djathtas në ekran.

/ : Rrëshqitni lart ose poshtë ekranit.

: Zmadhoni zonën ku ndodhet kursori.

: Lëvizni fushën e prekjes në një vend tjetër.

: Mbyllni fushën e prekjes.

Për të ndryshuar cilësimet e zonës së prekjes dhe të kursorit, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mundësi hyrje Shkathtësia & ndërveprimi Menyja e asistentit. Pastaj, personalizoni cilësimet në KONTROLLI I KURSORIT DHE EKRANIT.

Përdorimi i menuve ndihmëse të zgjeruara

Vendoseni pajisjen që të shfaqë menutë e zgjeruara ndihmëse për aplikacionet e zgjedhura.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shkathtësia & ndërveprimi Menyja e asistentit Asistenti plus, shtypni çelësin për ta aktivizuar dhe pastaj zgjidhni aplikacionet.

Ndezje e lehtë e ekranit

Ndizeni ekranin duke lëvizur dorën mbi sensorin sipër pajisjes. Mund ta ndizni ekranin pa shtypur asnjë buton. Kur përdorni këtë veçori, vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të sheshtë me ekranin të drejtuar lart ose mbajeni pajisjen mirë për të mos e lejuar që të lëvizë.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shkathtësia & ndërveprimi, dhe pastaj shtypni çelësin Ndezje e lehtë e ekranit për ta aktivizuar.

Vonesa për prek dhe mbaj

Vendosni kohën e njohjes për goditjen dhe mbajtjen shtypur të ekranit.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shkathtësia & ndërveprimi Vonesa për prek dhe mbaj, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

220