Shtojcë
Shufra e rregullimit të ndriçimit të ekranit nuk shfaqet në panelin e njoftimeve
Hapni panelin e njoftimeve duke e tërhequr shufrën e statusit poshtë dhe pastaj tërhiqeni
panelin e njoftimeve poshtë. Shtypni pas shufrës së rregullimit të ndriçimit dhe shtypni çelësin Tregoje komandën sipër për ta aktivizuar.
Samsung Cloud nuk punon•Sigurohuni që jeni të lidhur si duhet me një rrjet.
•Gjatë një kontrolli shërbimi të Samsung Cloud, nuk mund ta përdorni Samsung Cloud. Provoni përsëri më vonë.
Pajisja nuk njeh iridat e syve të mi nga ekrani i kyçur•Sigurohuni që nuk ka asgjë që pengon kamerën dhe
•Nëse kushtet e ndriçimit janë të ndryshme nga si ishin kur regjistruat iridat e syve, pajisja mund të mos i njohë iridat e syve tuaj. Shkoni në një vend tjetër dhe provoni përsëri.
•Sigurohuni që pajisja nuk lëviz ose nuk anohet shumë.
Heqja e baterisë
•Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
•Për sigurinë tuaj, nuk duhet të përpiqeni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar lëndime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
•Samsung nuk pranon përgjegjësitë për asnjë dëmtim ose humbje (qoftë në kontratë ose ndryshe, përfshirë pakujdesinë) e cila mund të lindë nga mosndjekja e saktë e këtyre paralajmërimeve dhe udhëzimeve, përveçse vdekjes dhe lëndimeve të shkaktuara nga pakujdesia e Samsung.
231