Bazat

Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit

Për të ndryshuar metodën e kyçjes së ekranit, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria Lloji i bllokimit të ekranit, dhe pastaj zgjidhni një metodë.

Kur vendosni një PIN, fjalëkalim, fytyrë, shenjë gishti ose iridë syri për metodën e zhbllokimit të ekranit, mund t’i mbroni informacionet tuaja personale duke mos i lejuar të tjerët ta përdorin pajisjen tuaj. Pasi të keni vendosur metodën e kyçjes së ekranit, pajisja do të kërkojë një kod hapjeje sa herë që e zhbllokoni.

Godit: Rrëshqitni në çfarëdo drejtimi në ekran për ta hapur.

Modeli: Vizatoni një strukturë me katër ose më shumë pika për ta zhbllokuar ekranin.

PIN: Vendosni një PIN me të paktën katër numra për ta zhbllokuar ekranin.

Fjalëkalimi: Vendosni një fjalëkalim me të paktën katër karaktere, numra ose simbole për ta zhbllokuar ekranin.

Asnjë: Mos vendosni asnjë metodë për kyçjen e ekranit.

Fytyrë: Regjistroni fytyrën tuaj për të zhbllokuar ekranin. Shikoni Njohja e fytyrës për më shumë informacion.

Irisi: Regjistroni iridat e syve tuaj për të zhbllokuar ekranin. Shikoni Njohja e iridave të syve për më shumë informacion.

Shenjat e gishtave: Regjistroni shenjat tuaja të gishtave për ta zhbllokuar ekranin. Shikoni Njohja e shenjës të gishtit për më shumë informacion.

Mund të bëni që pajisja juaj të bëjë një rivendosje të të dhënave të fabrikës sa herë që vendoset kodi i zhbllokimit disa herë me radhë gabim dhe arrihet limiti i provave. Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria Cilësimet e Bllokimit të sigurt dhe pastaj shtypni çelësin Resetim auto fabrikë për ta aktivizuar.

50