Bazat

Modifikimi i ekranit fillestar

Në ekranin Fillestar shtypni dhe mbani shtypur një zonë bosh, ose pickoni gishtat së bashku për të hapur opsionet e modifikimit. Mund të vendosni figurën e murit, të shtoni widget-ë, e të tjera. Gjithashtu mund të shtoni, fshini ose riorganizoni panelet e ekranit fillestar.

Shtimi i paneleve: Rrëshqitni majtas dhe pastaj shtypni .

Lëvizja e paneleve: Shtypni dhe mbani shtypur një shikim paneli dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri.

Fshirja e paneleve: Shtypni mbi panel.

Letra muri: Ndryshoni cilësimet e figurës së murit për ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur.

Temat: Ndryshoni temën e pajisjes. Elementet vizuale të ndërfaqes, si ngjyrat, ikonat dhe figurat e sfondit do të ndryshojnë në varësi të temës së zgjedhur.

Mini-Programet: Widget-ët janë aplikacione të vogla që hapin funksione të caktuara për të ofruar informacione të reja dhe akses të lehtë në ekranin fillestar. Shtypni dhe mbani shtypur një widget dhe pastaj tërhiqeni në ekranin fillestar. Widget-i do të shtohet në ekranin fillestar.

Cilësimet e ekranit bazë: Ndryshoni madhësinë e rrjetës për të shfaqur më shumë ose më pak gjëra në ekranin fillestar e të tjera.

47