Aplikacionet dhe veçoritë
Përgjigjja e telefonatave
Ndërsa përdorni Samsung DeX, mund t’i përgjigjeni telefonatave nga smartfoni në televizorin ose monitorin e lidhur. Zgjidhni opsionin e përgjigjes së telefonatës në televizorin ose monitorin e lidhur për t’iu përgjigjur një telefonate. Do të përdoret altoparlanti i smartfonit tuaj gjatë telefonatave.
Nëse nuk doni të përdorni altoparlantin, hiqeni smartfonin nga stacioni DeX. Mund të duhen disa sekonda që të shfaqet ekrani i telefonatës në smartfon.
Ndryshimi i metodës së ekranit
Në monitorin e lidhur ose në smartfonin tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Lidhjet
→Cilësime të tjera të lidhjes →Regjimi HDMI →Samsung DeX ose Screen mirroring. Metoda e ekranit që zgjidhni të parën do të aplikohet për lidhjet më pas.
Mbyllja e lidhjes
Për ta shkëputur smartfonin tuaj nga monitori i lidhur, hiqeni smartfonin nga stacioni DeX.
153