Aplikacionet dhe veçoritë

Menaxhimi i aplikacioneve

Çinstalimi i aplikacioneve dhe përdorimi i metodës së gjumit të aplikacioneve

Shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion dhe zgjidhni një opsion.

Paaftëso: Çaktivizoni aplikacionet standarde të zgjedhura që nuk mund të çinstalohen nga pajisja.

Çinstalo: Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara.

Aktivizimi i aplikacioneve

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni App-etPaaftësuar, zgjidhni një aplikacion dhe pastaj shtypni AFTËSO.

Vendosja e lejeve të aplikacioneve

Që disa aplikacione të punojnë si duhet, mund të kenë nevojë për leje që të hapin ose përdorin informacionet në pajisjen tuaj. Kur hapni një aplikacion, mund të shfaqet një dritare kërcyese dhe të kërkojë akses për disa veçori ose informacione të caktuara. Shtypni LEJO në dritaren kërcyese për t’i dhënë lejë aplikacionit.

Për të parë konfigurimet e lejeve të aplikacioneve, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Appet . Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni Lejet. Mund të shikoni listën e lejeve të aplikacioneve dhe të ndryshoni lejet e tyre.

Për të hapur ose ndryshuar konfigurimet e lejeve të aplikacioneve sipas kategorisë së lejeve, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni App-etLejet e app-eve. Zgjidhni një artikull dhe shtypni çelësat pas aplikacioneve për të dhënë lejet.

Nëse nuk i jepni lejë aplikacioneve, veçoritë bazë të aplikacioneve mund të mos funksionojnë si duhet.

58