Cilësimet

Hyrje

Personalizoni cilësimet për funksione dhe aplikacione të caktuara. Mund ta bëni pajisjen tuaj më të personalizuar duke konfiguruar opsione të ndryshme të cilësimeve.

Hapni aplikacionin Cilësimet.Për të kërkuar cilësimet duke formuar fjalët kyçe, shtypni .

Lidhjet

Opsionet

Ndryshoni cilësimet për lidhje të ndryshme, të tilla si veçoria Wi-Fi dhe Bluetooth. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet.

Wi-Fi: Aktivizoni veçorinë Wi-Fi për t’u lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe për të hapur internetin ose pajisje të tjera të lidhura në rrjet. Shikoni Wi-Fipër më shumë informacion.

Bluetooth: Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhënat ose skedarët mediatikë me pajisje të tjera me Bluetooth. Shikoni Bluetooth për më shumë informacion.

Gjetshmëria e telefonit: Lejoni pajisje të tjera që të gjejnë pajisjen tuaj për të ndarë materiale me ju. Kur kjo veçori është e aktivizuar, pajisja juaj do të jetë e dukshme për pajisjet e tjera kur ato kërkojnë për pajisje të disponueshme duke përdorur opsionin Transfero skedarët në pajisje.

Përdorimi i të dhënave: Mbani shënim sasinë e përdorimit të të dhënave dhe personalizoni cilësimet për kufizimin. Vendoseni pajisjen që të çaktivizojë automatikisht lidhjen e internetit celular kur sasia e internetit celular ka arritur limitin e caktuar.

157