Cilësimet
Menaxhimi i informacioneve të hyrjes
Shikoni listën e faqeve të internetit që keni vendosur të përdorin Samsung Pass dhe menaxhoni informacionet e hyrjes.
1
2
3
4
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria →Samsung Pass.
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
Zgjidhni një faqe interneti nga lista.
Shtypni →Redakto dhe modifikoni identifikimin, fjalëkalimin dhe emrin e faqes së internetit tuaj.
Për ta fshirë faqen e internetit, shtypni →Hiq.
Përdorimi i Samsung Pass me faqet e internetit dhe aplikacionet
Kur përdorni faqe interneti dhe aplikacione që mbështesin Samsung Pass, mund të hyni me lehtësi me Samsung Pass.
Për të parë listën e faqeve të internetit dhe aplikacioneve që mbështesin Samsung Pass, hapni ekranin Cilësimet, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria →Samsung Pass, dhe pastaj zgjidhni panelin e sitit ose aplikacionit. Nëse nuk ka faqe interneti ose aplikacione që mbështesin Samsung Pass, paneli i sitit ose aplikacionit nuk do të shfaqet.
•Faqet e internetit dhe aplikacionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Samsung nuk është përgjegjës për asnjë humbje ose bezdi të shkaktuar nga hyrja në faqe interneti ose aplikacione me anë të Samsung Pass.
Fshirja e të dhënave tuaja në Samsung Pass
Mund t’i fshini të dhënat tuaja biometrike, informacionet e hyrjes në ueb dhe të dhënat e aplikacioneve të regjistruara në Samsung Pass me Hiq të dhënat. Pranimi i rregullave dhe kushteve nga ju dhe llogaria juaj Samsung do të mbeten aktive.
1
2
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria →Samsung Pass.
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
197