Aplikacionet dhe veçoritë
Skedarët e Mi
Hapni dhe menaxhoni skedarë të ndryshëm të ruajtur në pajisje ose në vende të tjera, si shërbimet e memories cloud.
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Skedarët e Mi.
Shikoni skedat që janë ruajtur në secilën memorie. Gjithashtu mund të shikoni skedat në pajisje ose kartën e memories sipas kategorive.
Për të liruar memorien e pajisjes, shtypni →Merr më shumë vend. Për të kërkuar skeda ose foldera të tjerë, shtypni .
Ora
Hyrje
Vendosni alarmet, kontrolloni orën në shumë qytete rreth botës, matni kohën e një ngjarjeje ose caktoni një kohëzgjatje specifike.
ALARMI
Hapni aplikacionin Ora dhe shtypni ALARMI.
Vendosja e alarmeve
Shtypni në listën e alarmeve, zgjidhni një orë alarmi, zgjidhni ditët në të cilat do të përsëritet alarmi, vendosni opsione të ndryshme alarmi dhe pastaj shtypni RUAJ.
Për të hapur tastierën që të vendosni një orë për alarmin, shtypni fushën e vendosjes së orës. Për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmet, shtypni çelësin pas alarmit në listën e alarmeve.
Ndalimi i alarmeve
Shtypni MBYLLE për ta ndaluar një alarm. Nëse e keni aktivizuar më parë opsionin e dremitjes, shtypni PËRGJUMJE për ta përsëritur alarmin pas një kohe të caktuar.
137