Cilësimet
Njohja e fytyrës
Mund ta vendosni fytyrën që të hapë ekranin duke njohur fytyrën tuaj.
•Pajisja juaj mund të zhbllokohet nga dikush ose diçka që ngjan me pamjen tuaj.
•Njohja e fytyrës është më pak e sigurt se struktura, PIN-i ose fjalëkalimi.
•Merreni parasysh kur përdorni njohjen e fytyrës:
–– Merrni parasysh kushtet kur bëni regjistrimin, si për shembull mbajtjen e syzeve, kapeleve, maskave, mjekrave ose tualetit të rëndë.
–– Sigurohuni që të ndodheni në një vend të ndriçuar mirë dhe që lentja e kamerës të jetë e pastër kur bëni regjistrimin.
–– Sigurohuni që imazhi të mos jetë i turbullt për rezultate më të sakta.
•Nëse përdorni fytyrën si metodë për kyçjen e ekranit, fytyra nuk mund të përdoret për ta hapur ekranin kur ndizni pajisjen. Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur një strukturë, PIN ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat fytyrën. Bëni kujdes të mos e harroni strukturën,
Regjistrimi i fytyrës suaj
Për regjistrim më të mirë të fytyrës, regjistroni fytyrën tuaj brenda dhe larg dritës së diellit.
1
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një.
3 Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni VAZHDO.
184