Cilësimet
Përdorimi i veçorisë së optimizimit të shpejtë
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes →NDREQE TANI ose OPTIMIZO TANI.
Veçoria e optimizimit të shpejtë përmirëson performancën e pajisjes me anë të veprimeve të mëposhtme.
•Pastrimi i memories.
•Fshirje e skedarëve të panevojshëm dhe mbyllje e aplikacioneve të hapura në sfond.
•Menaxhim i përdorimit jonormal të baterisë.
•Skanim për aplikacione që përplasen dhe programe infektive.
Bateria
Kontrolloni energjinë e mbetur të baterisë dhe kohën për ta përdorur pajisjen. Për pajisjet me nivele të ulëta të baterisë, kurseni baterinë duke aktivizuar veçoritë e kursimit të energjisë.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes →Bateria.
•Koha e mbetur e përdorimit tregon kohën e mbetur para se të mbarojë bateria. Koha e mbetur e përdorimit mund të ndryshojë sipas konfigurimeve të pajisjes dhe kushteve të përdorimit.
•Nuk mund të merrni njoftime nga aplikacionet që përdorin metodën e kursimit të energjisë.
Metoda e kursimit të energjisë
•MESATAR: Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë për të rritur kohën e përdorimit të baterisë.
•MAKSIMAL: Në metodën e kursimit maksimal të energjisë, pajisja ul konsumin e baterisë duke aplikuar temën e errët dhe duke kufizuar aplikacionet dhe veçoritë e disponueshme. Lidhjet e rrjetit, përveç rrjetit celular, do të çaktivizohen.
Menaxhimi i baterisë
Mund të kurseni energjinë e baterisë duke mos i lejuar aplikacionet që punojnë në sfond të përdorin energjinë e baterisë kur nuk janë duke u përdorur. Shënoni aplikacionet në listë dhe shtypni KURSIM. Gjithashtu, shtypni →Cilësime të avancuara dhe vendosni opsionet Monitori i energjisë për
Mund ta vendosni pajisjen që të karikojë më shpejt baterinë. Shtypni →Cilësime të avancuara dhe shtypni çelësin Karikimi shpjt me kabllo për ta aktivizuar.
180