Shtojcë
Mbyllja e të gjithë tingujve
Vendoseni pajisjen që të heshtë të gjithë tingujt e pajisjes, si për shembull tingujt mediatikë dhe zërin e telefonuesit gjatë një telefonate.
Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje →Dëgjimi, dhe pastaj shtypni çelësin Heshto të gjithë tingujt për ta aktivizuar.
Cilësimet e diçiturave
Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje →Dëgjimi →Titrat Samsung (CC) ose Titrat Google (CC), dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.
Zgjidhni një opsion për konfigurimin e cilësimeve të diçiturës.
Rregullimi i balancës të zërit
Vendoseni pajisjen që të rregullojë balancën e zërit kur përdorni një kufje.
1
2
3
Lidhni një kufje me pajisjen dhe visheni.
Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mundësi hyrje →Dëgjimi.
Tërhiqeni shiritin e rregullimit poshtë Balanca tinguj mjt/djtht në të majtë ose në të djathtë dhe rregulloni balancën e zërit.
Audio mono
Dalja mono kombinon zërin stereo në një sinjal që luhet në të gjithë altoparlantët e kufjes me mikrofon. Përdoreni këtë nëse keni vështirësi në të dëgjuar ose kur e keni më të lehtë të përdorni vetëm kufjen e njërit vesh.
Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje →Dëgjimi, dhe pastaj shtypni çelësin Audio mono për ta aktivizuar.
218