Cilësimet

Mbarim I kohes se ekranit: Vendosni kohën që pret pajisja para se të fikë dritën e ekranit.

Blloko prekjet pa dashur: Vendoseni pajisjen që të mos lejojë ekranin të njohë komandat me prekje kur është në një vend të errët, si për shembull në çantë ose në xhep.

Ekran-ruajtësi: Vendoseni pajisjen që të hapë mbrojtësin e ekranit kur karikohet pajisja.

Filtri i dritës së kaltër

Pakësoni lodhjen në sy duke pakësuar dritën blu të nxjerrë nga ekrani.

Kur shikoni video HDR nga shërbime videosh vetëm HDR, filtri i dritës blu nuk do të aplikohet.

1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani Filtri i dritës së kaltër, dhe pastaj shtypni çelësin Ndize tani për ta aktivizuar.

2

3

Tërhiqeni shiritin e rregullimit për të rregulluar tejdukshmërinë e filtrit.

Për të vendosur programin për të aplikuar filtrin e dritës blu në ekran, shtypni çelësin Ndiz sipas planit dhe zgjidhni një opsion.

Nga perëndimi në lindje: Vendoseni pajisjen që të aplikojë filtrin e dritës blu natën dhe ta fikë në mëngjes, sipas vendndodhjes suaj aktuale.

Orar i personalizuar: Vendosni një kohë të caktuar për të aplikuar filtrin e dritës blu.

173