Bazat
Llogaria Samsung
Hyrje
Llogaria Samsung është një shërbim i integruar llogarie që ju lejon të përdorni një sërë shërbimesh Samsung të ofruara nga pajisjet portative, televizorët dhe faqja e internetit Samsung. Pasi të jetë regjistruar llogaria juaj Samsung, mund t’i mbani të dhënat tuaja të përditësuara dhe të sigurta në të gjitha pajisjet tuaja Samsung me Samsung Cloud, të ndiqni dhe kontrolloni pajisjen tuaj të humbur ose të vjedhur, të shikoni këshilla dhe hile nga Anëtarët e Samsung, e të tjera.
Krijoni llogarinë Samsung me adresën tuaj të email-it.
Për të kontrolluar listën e shërbimeve që mund të përdoren me llogarinë tuaj Samsung, vizitoni account.samsung.com. Për më shumë informacion mbi llogaritë Samsung, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Reja dhe llogaritë →Llogaritë →Samsung account →→Ndihmë.
Regjistrimi i llogarisë tuaj Samsung
Regjistrimi i një llogarie të re Samsung
Nëse nuk e keni një llogari Samsung, duhet ta krijoni një.
1
2
3
Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Reja dhe llogaritë →Llogaritë →Shto llogari. Shtypni Samsung account →KRIJO LLOGARI.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar krijimin e llogarisë suaj.
Regjistrimi i një llogarie Samsung ekzistuese.
Nëse e keni tashmë një llogari Samsung, regjistrojeni në pajisje.
1
2
Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Reja dhe llogaritë →Llogaritë →Shto llogari. Shtypni Samsung account →LIDHU.
33