Cilësimet
Letrat e murit dhe temat
Ndryshoni cilësimet e ekranit për Ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur ose aplikoni tema të ndryshme në pajisje.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Letrat e murit dhe temat.
•Letra muri: Ndryshoni cilësimet e figurës së murit për ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur.
•Temat: Ndryshoni temën e pajisjes.
•Ikona: Ndryshoni stilin e ikonave.
•AOD: Zgjidhni një imazh për ta shfaqur në ekran kur është i fikur.
Funksionalitete të avancuara
Aktivizoni veçoritë e avancuara dhe ndryshoni cilësimet që i kontrollojnë ato. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Funksionalitete të avancuara.
Dridhjet e tepërta ose goditjet në pajisje mund të shkaktojnë komanda të paqëllimshme për disa veçori.
•Ndriçimi inteligjent: Vendoseni pajisjen që të mos lejojë fikjen e ekranit kur shikoni në të.
•Lojëra: Aktivizoni lançuesin e lojërave. Shikoni Game Launcher për më shumë informacion.
•Regjimi me një dorë: Aktivizoni metodën e përdorimit me një dorë për lehtësinë tuaj kur e përdorni pajisjen me një dorë.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Gjestet për sensorin e gishtit: Vendosni që pajisja të hapë ose mbyllë panelin e njoftimeve kur lëvizni lart ose poshtë mbi sensorin e njohjes së gishtit. Kjo veçori nuk është e disponueshme kur sensori është duke njohur shenjën e gishtit tuaj.
•Nis shpejt Kamerën: Vendoseni pajisjen që të hapë kamerën duke shtypur butonin e energjisë dy herë me shpejtësi.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
177