Aplikacionet dhe veçoritë

Samsung Connect

Hyrje

Lidhuni me pajisjet pranë të tilla si kufjet me Bluetooth ose smartfonët e tjerë, lehtë dhe shpejt. Gjithashtu mund të kontrolloni dhe të administroni televizorë, pajisje shtëpiake dhe produkte Internet of Things (IoT) me smartfonin tuaj.

Lidhja e pajisjeve pranë: Kërkoni shpejt pajisjet pranë si kufjet Bluetooth ose pajisjet që vishen në trup dhe lidhuni me to.

Regjistrimi dhe kontrollimi i pajisjeve shtëpiake dhe produkteve IoT: Regjistroni frigoriferë, lavatriçe, fshesa me korrent, televizorë, AV inteligjente dhe produkte Internet of Things (IoT) në smarftonin tuaj, dhe shikoni statusin e tyre ose kontrollojini nga ekrani i smartfonit tuaj. Mund t’i gruponi pajisjet sipas vendndodhjes dhe të vendosni që disa pajisje të punojnë automatikisht në kohë të caktuara. Për shembull, mund të bëni që televizori dhe fshesa me korrent të ndizen automatikisht në mbrëmje.

Smartfoni dhe pajisjet e tjera duhet të jenë të lidhura me Wi-Fi ose një rrjet celular.

Pajisjet që lidhni duke përdorur Samsung Connect mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit. Për të parë listën e pajisjeve që mund të lidhen, hapni folderin Samsung, hapni aplikacionin Samsung Connect, dhe pastaj shtypni

PAJISJET E MBËSHTETURA.
Veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së lidhur.

Gabimet ose defektet e pajisjeve të lidhura nuk mbulohen nga garancia e Samsung. Kur ndodhin gabime ose defekte në pajisjet e lidhura, kontaktoni prodhuesin e pajisjes.

142