Aplikacionet dhe veçoritë
Always On Display
Gjithmonë mund të shikoni informacione si orën ose kalendarin, të kontrolloni luajtjen e muzikës në ekran kur është i fikur.
Gjithashtu mund të shikoni njoftimet e reja si mesazhet ose thirrjet e humbura.
Hapja e njoftimeve kur ekrani është i fikur
Kur merrni njoftime për mesazh, thirrje të humbur ose aplikacione, ikonat e njoftimeve do të shfaqen në ekran edhe kur ekrani është i fikur. Shtypni dy herë një ikonë njoftimi me gisht për të parë njoftimin e saj.
Nëse ekrani është i kyçur, duhet ta hapni për të parë njoftimet.
113