Cilësimet
•
•Multi-Window: Zgjidhni një metodë për hapjen e Multi window.
•Kapje inteligjente: Vendoseni pajisjen që të fotografojë ekranin aktual dhe pjesën e rrëshqitshme dhe priteni dhe ndajeni foton e ekranit menjëherë.
•Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur: Vendoseni pajisjen që të kapë një foto ekrani kur rrëshqitni dorën majtas ose djathtas në ekran. Mund t’i shikoni imazhet e kapura në Galeria.
Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione dhe veçori.
•Thirrje direkte: Vendoseni pajisjen që të bëjë një thirrje zanore duke ngritur dhe mbajtur pajisjen pranë veshit ndërsa shikoni të dhënat e mesazhit ose kontaktit.
•Sinjalizimi inteligjent: Vendoseni pajisjen që t’ju lajmërojë nëse keni thirrje të humbura ose mesazhe të reja kur ngrini pajisjen.
Kjo veçori mund të mos punojë nëse ekrani është i ndezur ose pajisja nuk është mbi sipërfaqe të sheshtë.
•Heshtimi i lehtë: Vendoseni pajisjen që të heshtë telefonatat hyrëse ose alarmet duke përdorur lëvizjet e pëllëmbës ose duke e kthyer mbrapsht ekranin e pajisjes.
•Rrëshqit për thirrje/drg mszhe: Vendoseni pajisjen që të bëjë një telefonatë ose të dërgojë një mesazh kur e rrëshqitni pëllëmbën djathtas ose majtas mbi një kontakt ose numër telefoni.
•Lajmëtari Dual: Instaloni aplikacionin e dytë për të përdorur dy llogari të veçanta për të njëjtin aplikacion mesazhesh.
•Dërgo mesazhe SOS: Vendoseni pajisjen që të dërgojë mesazhe ndihme duke shtypur butonin energji tre herë. Gjithashtu mund të dërgoni regjistrime me zë së bashku me mesazhin tek marrësit.
•Direct share: Vendoseni pajisjen që të shfaqë njerëzit që kontaktuat në panelin e opsioneve të ndarjes për t’ju lejuar të ndani materiale direkt.
•Përmirësuesi Video: Përmirësoni cilësinë e imazhit të videove tuaja për të pasur video më të shndritshme dhe më të gjalla.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në disa aplikacione.
178