Aplikacionet dhe veçoritë

Ritmi i zemrës

Matni dhe regjistroni ritmin tuaj të zemrës.

Gjurmuesi i rrahjeve të zemrës është bërë për matjen e ritmit të zemrës është synuar vetëm për qëllime fitnesi dhe informative dhe nuk është synuar për t’u përdorur në diagnostikime të sëmundjeve ose problemeve të tjera, ose në shërimin, lehtësimin, trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve.

Jini në dijeni të kushteve të mëposhtme para se të matni rrahjet tuaja të zemrës:

Pushoni 5 minuta para se të bëni matjet.

Nëse matja është shumë e ndryshme nga ritmi që pritet i zemrës, pushoni edhe për 30 minuta dhe mateni përsëri.

Gjatë dimrit ose në mot të ftohtë, mbajeni veten ngrohtë kur matni ritmin e zemrës.

Pirja e duhanit ose konsumi i alkoolit para se të bëni matjet mund të bëjë që ritmi juaj i zemrës të jetë ndryshe nga ritmi normal.

Mos flisni, gogësini ose merrni frymë thellë kur bëni matjet e ritmit të zemrës. Nëse bëni kështu kjo mund të bëjë që ritmi juaj i zemrës të regjistrohet gabim.

Matjet e ritmit të zemrës mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së matjes dhe ambientit ku janë bërë.

Nëse sensori i rrahjeve të zemrës nuk punon, sigurohuni që nuk ka asgjë që pengon sensorin. Nëse sensori i rrahjeve të zemrës vazhdon të ketë të njëjtin problem, shkoni në një Qendër Shërbimi të Samsung.

1 Në ekranin e Samsung Health, shtypni gjurmuesin e rrahjeve të zemrës dhe shtypni MAT për të filluar matjen e rrahjeve të zemrës.

132