Ethernet: Opsioni Ethernet është i disponueshëm kur një adaptor Ethernet është i lidhur me pajisjen. Përdoreni këtë opsion për të aktivizuar veçorinë Ethernet dhe për të konfiguruar cilësimet e rrjetit.
167

Cilësimet

Cilësime të tjera të lidhjes

Personalizoni cilësimet për të kontrolluar veçori të tjera.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet Cilësime të tjera të lidhjes.

Skanim pajisje të afërta: Vendoseni pajisjen që të skanojë pajisjet pranë për t’u lidhur me to.

Printimi: Konfiguroni cilësimet për plugin-ët e printerit të instaluar në pajisje. Mund të kërkoni printerë në dispozicion ose të shtoni një manualisht për të printuar dokumente. Shikoni Printimi për më shumë informacion.

MirrorLink: Përdoreni veçorinë MirrorLink për të kontrolluar aplikacionet MirrorLink të pajisjes tuaj me monitorin e automjetit. Shikoni MirrorLink për më shumë informacion.

Shkarko përmirësuesin: Vendoseni pajisjen që të shkarkojë skedarë më të mëdhenj se 30 MB, më shpejt përmes Wi-Fi dhe rrjeteve celulare njëkohësisht. Shikoni Shkarko përmirësuesin për më shumë informacion.

VPN: Konfiguroni rrjete virtuale (VPNs) në pajisjen tuaj për t’u lidhur me një rrjet privat shkolle ose kompanie.