Cilësimet

Toni i ziles: Ndryshoni ringtonin e telefonatës.

Motivi i dridhjes: Zgjidhni një model dridhjesh.

Tingujt e njoftimeve: Ndryshoni cilësimet e tingullit të njoftimeve.

Mos shqetësoni: Vendoseni pajisjen që të heshtë telefonatat hyrëse, tingujt e njoftimeve dhe mediat përveç përjashtimeve të lejuara.

Tingujt e prekjes: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur zgjidhni një aplikacion ose opsion në ekranin me prekje.

Ting. e bllok. të ekranit: Vendoseni pajisjen që të nxjerrë tinguj kur e hapni ose kyçni ekranin me prekje.

Tingulli i karikimit: Vendoseni pajisjen që të nxjerrë një tingull kur lidhet me karikuesin.

Feedback-u me dridhje: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur shtypni butonat në shiritin e navigimit dhe për veprime të tjera, si për shembull ndërsa shtypni dhe mbani shtypur gjëra.

Tonet taste për thirrje: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur shtypni butonat në tastierë.

Tingulli i tastierës: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur preket një buton.

Dridhja e tastierës: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur preket një buton.

Cilësia & efektet zanore: Konfiguroni cilësime të tjera të tingujve.

Audio më vete për app-in: Vendoseni pajisjen të luajë tinguj mediatikë nga një aplikacion specifik në altoparlantin ose kufjen Bluetooth të lidhur veç nga tingujt e aplikacioneve

të tjera. Për shembull, mund të dëgjoni aplikacionin navigimi me anë të altoparlantit të pajisjes ndërsa dëgjoni muzikë nga aplikacionin Muzikë me anë të altoparlantit Bluetooth të makinës.

Njoftimet

Ndryshoni cilësimet e njoftimeve për secilin aplikacion. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Njoftimet.

Për të shfaqur dinstiktivët e ikonave, shtypni çelësin Stema ikonë të app-evepër ta aktivizuar. Për të personalizuar cilësimet, shtypni Stema ikonë të app-eve.

Për të personalizuar cilësimet e njoftimeve, shtypni TË AVANCUARA dhe zgjidhni një aplikacion.

171