Cilësimet

Ndryshimi i metodës së ekranit ose rregullimi i ngjyrave të ekranit

Zgjidhni një metodë ekrani të përshtatshme për të parë filma ose imazhe, ose rregulloni ngjyrat e ekranit sipas preferencës suaj.

Nëse zgjidhni metodën Ekrani përshtatës, mund të rregulloni balancën e ngjyrave të ekranit sipas vlerës së ngjyrës dhe mund të rregulloni ngjyrat në anët e ekranit.

Ndryshimi i metodës së ekranit

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Ekrani Regjimi i ekranit dhe zgjidhni metodën që dëshironi.

Ekrani përshtatës: Kjo optimizon gamën e ngjyrave, saturimin dhe mprehtësinë e ekranit tuaj. Gjithashtu mund të rregulloni balancën e ngjyrave të ekranit sipas vlerës së ngjyrës dhe të rregulloni ngjyrat në anët e ekranit.

Kinema AMOLED: Kjo është e përshtatshme për të parë video.
Foto AMOLED: Kjo është e përshtatshme për të parë figura.

Bazë: Kjo është vendosur si standarde dhe është e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm.

Ngjyrat e ekranit mund t’i rregulloni vetëm në metodën Ekrani përshtatës.

Metoda Ekrani përshtatës mund të mos jetë e pajtueshme me aplikacione të palëve të treta.

Nuk mund ta ndryshoni metodën e ekranit ndërsa aplikoni filtrin e dritës blu.

Optimizimi i balancës së ngjyrave në ekran të plotë

Optimizoni ngjyrat e ekranit duke rregulluar tonet e ngjyrave sipas preferencës suaj.

Kur tërhiqni shiritin e rregullimit të ngjyrave drejt E ftohtë, toni i ngjyrës blu do të rritet. Kur tërhiqni shiritin drejt E ngrohtë, toni i ngjyrës së kuqe do të rritet.

1

2

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Ekrani Regjimi i ekranit Ekrani përshtatës.

Rregulloni shiritin e rregullimit të ngjyrave nën Balanca e ngjyrave në ekranin e plotë. Balanca e ngjyrave të ekranit do të optimizohet.

174