Cilësimet
Reja dhe llogaritë
Opsionet
Sinkronizoni, arkivoni ose rivendosni të dhënat e pajisjes suaj duke përdorur Samsung Cloud. Gjithashtu mund të regjistroni dhe të menaxhoni llogaritë, të tilla si llogarinë tuaj Samsung ose llogarinë Google, ose t’i transferoni të dhënat në ose nga pajisje të tjera përmes Smart Switch.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Reja dhe llogaritë.
Arkivoni rregullisht të dhënat tuaja në një vend të sigurt, si Samsung Cloud ose në një kompjuter, kështu mund t’i rivendosni nëse të dhënat korruptohen ose humbasin për shkak të një rivendosjeje të padashur të të dhënave të fabrikës.
•Samsung Cloud: Menaxhoni materialet që doni të ruani në mënyrë të sigurt në Samsung Cloud. Kontrolloni statusin e përdorimit të memories Samsung Cloud, dhe sinkronizoni, arkivoni dhe rivendosni të dhënat tuaja. Shikoni Samsung Cloud për më shumë informacion.
•Llogaritë: Shtoni llogaritë tuaja Samsung dhe Google, ose llogaritë e tjera me të cilat do të sinkronizoheni.
•Rezervo dhe restauro: Mbajini informacionet tuaja personale, të dhënat e aplikacioneve dhe cilësimet të sigurta në pajisjen tuaj. Mund t’i rikuperoni informacionet sensitive dhe t’i përdorni ato më vonë. Duhet të hyni në llogarinë Google ose Samsung për të rikuperuar ose rivendosur të dhënat. Shikoni Rezervo dhe restauro për më shumë informacion.
•Smart Switch: Hapni Smart Switch dhe transferoni të dhënat tuaja nga pajisja juaj e mëparshme. Shikoni Smart Switch për më shumë informacion.
203