Cilësimet
Shtimi i gjuhëve të pajisjes
Mund të shtoni gjuhët për t’i përdorur në pajisjen tuaj.
1
2
3
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Menaxhimi i përgjithshëm →Gjuha dhe futja →Gjuha
→Shto gjuhë.Për të parë të gjitha gjuhët që mund të shtohen, shtypni →Të gjitha gjuhët.
Zgjidhni një gjuhë për ta shtuar.
Për ta vendosur gjuhën e zgjedhur si gjuhë standarde, shtypni SI PARAZGJEDHJE. Për të mbajtur cilësimin aktual të gjuhës, shtypni MBAJ KËTË.
Gjuha e zgjedhur do të shtohet në listën e gjuhëve tuaja. Nëse e ndryshuat gjuhën standarde, gjuha e zgjedhur do të shtohet në krye të listës.
Për ta ndryshuar gjuhën standarde nga lista e gjuhëve, tërhiqeni pas një gjuhe dhe lëvizeni në krye të listës. Pastaj, shtypni ZBATO. Nëse një aplikacion nuk mbështet gjuhën standarde, do të përdoret gjuha tjetër e mbështetur në listë.
Përditësimi i programeve
Përditësoni softuerin e pajisjes përmes shërbimit firmware
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Përditësimi i programeve.
Nëse dalin përditësime emergjente softueri për sigurinë e pajisjes tuaj dhe për të bllokuar llojet e reja të kërcënimeve për sigurinë, ato do të instalohen automatikisht pa aprovimin tuaj.
•Shkarko përditësimet manualisht: Kontrolloni dhe instaloni përditësimet manualisht.
•Shkarko përditësimet auto.: Vendoseni pajisjen që të shkarkojë përditësimet automatikisht kur lidhet me një rrjet
•Përditësimet e softuerit: Vendoseni pajisjen që të instalojë përditësimet e shkarkuara në një kohë të caktuar.
•Info për përditësimin e fundit: Shikoni informacione rreth përditësimit të fundit të softuerit.
206