Bazat

Ndezja dhe fikja e pajisjes

Shtypni dhe mbani shtypur butonin energji për disa sekonda për ta ndezur pajisjen.

Kur e ndizni pajisjen për herë të parë ose pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar pajisjen tuaj.

Për ta fikur pajisjen, shtypni dhe mbani shtypur butonin energji dhe pastaj shtypni Fik.

Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e postuara nga personeli i autorizuar në zonat ku është i kufizuar përdorimi i pajisjeve me valë, si në aeroplanë dhe në spitale.

Rindezja e pajisjes

Nëse pajisja juaj ka ngrirë dhe nuk përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë dhe butonin e uljes së volumit njëkohësisht për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur.

Butoni i uljes së

 

volumit

Butoni i energjisë

29