Aplikacionet dhe veçoritë
Shtypni figurën e kontaktit ose shtypni emrin e kontaktit →Hollësi. Pastaj bëni një nga veprimet
emëposhtme:
• : Shtoni në kontaktet e preferuar.
• / : Bëni një telefonatë me zë ose telefonatë video.
• : Kompozoni një mesazh.
• : Kompozoni një email.
Ndarja e kontakteve
Mund t’i ndani kontaktet me të tjerë duke përdorur opsione të ndryshme ndarjeje.
1
2
3
Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni →Ndaj.
Zgjidhni kontaktet dhe shtypni NDAJ.
Zgjidhni një mënyrë ndarjeje.
Ruajtja dhe ndarja e profilit
Ruani dhe ndani informacionet e profilit tuaj si fotografinë dhe mesazhin e statusit tuaj me të tjerë duke përdorur veçorinë e ndarjes së profilit.
•Veçoria e ndarjes së profilit mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Veçoria e ndarjes së profilit është e disponueshme vetëm për kontaktet që kanë aktivizuar veçorinë e ndarjes së profilit në pajisjen e tyre.
1
2
3
Hapni aplikacionin Kontaktet dhe zgjidhni profilin tuaj.
Shtypni NDRYSHO, ndryshoni profilin tuaj dhe shtypni RUAJ.
Shtypni →Përbashkim profili, dhe pastaj lëvizeni çelësin për ta aktivizuar.
Për të përdorur veçorinë e ndarjes së profilit, duhet të verifikohet numri juaj i telefonit. Mund t’i shikoni informacionet e përditësuara të profilit të kontakteve tuaja në Kontaktet.
Për të ndryshuar shtrirjen e kontakteve me të cilët të ndani profilin tuaj, shtypni Përbashko me, zgjidhni një artikull për ta ndarë, dhe pastaj zgjidhni një opsion.
83