Bazat

Ikonat udhëzuese

Paralajmërim: Situata që mund t’ju shkaktojnë lëndim juve ose të tjerëve

Kujdes: Situata që mund t’i shkaktojnë dëme pajisjes tuaj ose pajisjeve të tjera

Njoftim: shënime, këshilla përdorimi ose informacione shtesë
Situatat e mbinxehjes së pajisjes dhe zgjidhjet

Kur pajisja nxehet ndërsa është duke u karikuar bateria

Ndërsa karikohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Gjatë karikimit me valë ose karikimit të shpejtë, pajisja mund të nxehet. Kjo nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes dhe është brenda kufijve të punimit normal të pajisjes. Nëse bateria nxehet shumë, karikuesi mund të mos karikojë më.

Kur pajisja nxehet shumë, veproni si më poshtë:

Shkëputeni karikuesin nga pajisja dhe mbyllni çdo aplikacion të hapur. Prisni që pajisja të ftohet dhe filloni ta karikoni përsëri.

Nëse pjesa e poshtme e pajisjes nxehet shumë, mund të jetë sepse kablli USB i lidhur është dëmtuar. Ndërrojeni kabllin USB të dëmtuar me një të ri të aprovuar nga Samsung.

Kur përdorni karikues me valë, mos vendosni materiale të huaja si objekte metalike, magnete dhe karta me shirit magnetik midis pajisjes dhe karikuesit me valë.

Veçoria e karikimit me valë ose karikimit të shpejtë është e disponueshme vetëm në modelet e mbështetura.

6