Aplikacionet dhe veçoritë

Ndryshimi i metodave të shkrepjes

Në ekranin e shikimit, rrëshqitni djathtas për të hapur listën e metodave të shkrepjes dhe zgjidhni një metodë.

Auto: Bëni fotot më të mira të mundshme duke e konfiguruar pajisjen që të rregullojë automatikisht ekspozimin dhe ngjyrat e fotove.

Pro: Rregulloni manualisht vlerën e ekspozimit, shpejtësinë e shkrehësit, ndjeshmërinë ISO, balancën e bardhësisë, gjatësinë fokale dhe tonet e ngjyrave ndërsa bëni foto.

Panoramë: Krijoni një panoramë duke bërë foto të njëpasnjëshme qoftë në drejtim horizontal ose vertikal.

Fokusi përzgjedhës: Ndryshoni fokusin e fotove pasi janë bërë. Mund të fokusoheni në subjektet pranë kamerës, larg kamerës ose të dyja.

Me ngadalësim: Regjistroni video me shpejtësi të lartë kuadrosh për t’i parë në lëvizje të ngadalta. Mund të luani një pjesë të caktuar të secilës video në lëvizje të ngadalta pasi t’i keni regjistruar.

Hyperlapse: Krijoni videon tuaj me interval kohor duke regjistruar në shpejtësi kuadroje të ndryshme. Shpejtësia e kuadrove do të rregullohet automatikisht sipas skenës që po regjistrohet dhe lëvizjeve të pajisjes.

Ushqim: Bëni foto që theksojnë ngjyrat e gjalla të ushqimeve.

Foto virtuale: Krijoni foto multi-direksionale të objekteve.

Selfie: Bëni poza selfie dhe aplikoni efekte të ndryshme të tilla si efekti pistoletës me ajër.

Selfie e gjerë: Bëni poza selfie me kënd të gjerë për të futur më shumë njerëz në fotografitë tuaja.

Mund të shkarkoni më shumë metoda shkrepjeje nga Galaxy Apps. Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni . Disa metoda shkrepjeje të shkarkuara nuk kanë akses në çdo veçori.

95