Cilësimet

Dërgimi dhe marrja e të dhënave

Shumë aplikacione mbështesin transferim të dhënash me anë të Bluetooth. Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera Bluetooth. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër.

1

2

3

Hapni aplikacionin Galeria dhe zgjidhni një imazh.

Shtypni Bluetooth, dhe pastaj zgjidhni një pajisje për të transferuar imazhin.

Nëse pajisja juaj është çiftuar më përpara me pajisjen tjetër, shtypni emrin e pajisjes pa konfirmuar kodin e gjeneruar automatikisht.

Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë.

Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në pajisjen tjetër.

Audio duale

Mund të lidhni deri në dy pajisje audio Bluetooth me smartfonin tuaj. Lidhni dy kufje ose altoparlantë Bluetooth për t’i përdorur njëkohësisht.

1

2

Për ta përdorur këtë veçori, pajisjet audio Bluetooth që lidhni duhet të mbështetin veçorinë Audio e mediave.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet Bluetooth, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.

Do të renditen pajisjet e gjetura.

Shtypni Audio duale, shtypni çelësin për ta aktivizuar dhe pastaj shtypni butonin Prapa.

162