Cilësimet

Verifikimi i fjalëkalimit të llogarisë Samsung

Mund të përdorni Samsung Pass për të verifikuar fjalëkalimin në llogarinë tuaj Samsung. Mund të përdorni të dhënat tuaja biometrike në vend se të formoni fjalëkalimin, për shembull, kur blini materiale nga Galaxy Apps.

1

2

3

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria Samsung Pass.

Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.

Shtypni Cilësimet Samsung account dhe shtypni çelësin Përdor me Samsung Pass për ta aktivizuar.

Përdorimi i Samsung Pass për të hyrë në faqe interneti.

Mund ta përdorni Samsung Pass për të hyrë me lehtësi në faqe interneti që mbështesin plotësimin automatik të identifikimit dhe fjalëkalimit.

1

2

Hapni një faqe interneti ku doni të hyni.

Formoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, dhe pastaj shtypni butonin e hyrjes në faqen e internetit.

3 Kur shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon nëse doni të ruani informacionet e identifikimit, shënoni Hyr me Samsung Pass duke përdorur biometrikën dhe shtypni MBAJ MEND.

Tani mund t’i përdorni të dhënat biometrike që regjistruat në Samsung Pass kur hyni në faqen e internetit.

Përdorimi i Samsung Pass për të hyrë në aplikacione

Mund ta përdorni Samsung Pass për të hyrë me lehtësi në aplikacione që mbështesin plotësimin automatik të identifikimit dhe fjalëkalimit.

1

2

Hapni një aplikacion në të cilin doni të hyni.

Formoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, dhe pastaj shtypni butonin e hyrjes në aplikacion.

3 Kur shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon nëse doni të ruani informacionet e identifikimit, shtypni RUAJ.

Tani mund t’i përdorni të dhënat biometrike që regjistruat në Samsung Pass kur hyni në aplikacion.

196