Cilësimet

Njohja e iridave të syve

Veçoria e njohjes së iridave të syve përdor karakteristika unike të iridave tuaja, si për shembull forma dhe struktura e tyre, për të përforcuar sigurinë e pajisjes suaj. Të dhënat e iridave të syve tuaj mund të përdoren për qëllime të ndryshme verifikimi. Pasi të keni regjistruar iridat e syve tuaj, mund ta vendosni pajisjen që të përdorë iridat tuaja për veçoritë e mëposhtme:

Samsung Pass (Verifikimi i llogarisë Samsung dhe identifikimi në internet)

Kyçja e ekranit

Folderi i sigurt

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Nëse përdorni iridat e syve si metodë për kyçjen e ekranit, iridat nuk mund të përdoren për të zhbllokuar ekranin për herë të parë pasi keni ndezur pajisjen. Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur vizatimin, PIN ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat iridat e syve. Bëni kujdes të mos e harroni strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin.

Nëse iridat tuaja nuk njihen, zhbllokojeni pajisjen duke përdorur strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat iridat, dhe pastaj regjistroni përsëri iridat tuaja. Nëse harroni strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin, nuk do të jeni në gjendje ta përdorni pajisjen nëse nuk e rivendosni. Samsung nuk është përgjegjës për çdo humbje të dhënash ose bezdi të shkaktuar nga kodet e zhbllokimit të harruar.

Masat paraprake për përdorimin e njohjes së iridave

Para se të përdorni kamerën dhe LED-in e njohjes së iridave, mbani në mend masat paraprake të mëposhtme.

Për t’i mbrojtur sytë, mbajeni ekranin të paktën 20 cm larg nga fytyra kur përdorni njohjen e iridave.

Mos vendosni mbrojtës ekrani jozyrtarë (fletë mbrojtjeje privatësie, mbrojtës prej xhami të temperuar, etj.) në pajisjen tuaj. LED-i i njohjes së iridave mund të mos fiket edhe kur jeni shumë pranë tij.

Mos e përdorni njohjen e iridave me foshnjat. Kjo mund të dëmtojë shikimin e tyre.

186