Aplikacionet dhe veçoritë

Përdorim i metodës sekrete

Në metodën sekrete, mund të menaxhoni veçmas panelet, faqeshënimet dhe faqet e ruajtura. Mund ta kyçni metodën sekrete duke përdorur një fjalëkalim dhe shenjat e gishtave ose iridat e syve.

Aktivizimi i metodës sekrete

Në shiritat e veglave në fund të ekranit, shtypni Skedat NDIZ REGJIMIN SEKRET. Nëse po e përdorni këtë veçori për herë të parë, vendosni nëse doni të përdorni një fjalëkalim ose identifikim biometrik për metodën sekrete.

Në metodën sekrete, nuk mund t’i përdorni disa veçori, si shkrepja e ekranit.
Në metodën sekrete, pajisja do të ndryshojë ngjyrën e shiritave të veglave.

Ndryshimi i cilësimeve të sigurisë

Mund ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj ose metodën e kyçjes.

Shtypni Cilësimet Privatësia Siguria e Regjimit sekret Ndrysho fjalëkalimin. Për të vendosur shenjat e regjistruara të gishtave ose iridat e syve si metodë kyçje së bashku me fjalëkalimin, shtypni çelësin Shenjat e gishtave ose Iriset për ta aktivizuar. Shikoni Njohja e shenjës të gishtit ose Njohja e iridave të syve për më shumë informacion mbi përdorimin e shenjave të gishtave ose iridave të syve.

Çaktivizimi i metodës sekrete

Në shiritin e veglave në fund të ekranit, shtypni Skedat FIK REGJIMIN SEKRET.

88