Aplikacionet dhe veçoritë

Ndryshimi i metodës së regjistrimit

Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Regjist. Zanor.

Zgjidhni një metodë nga sipër ekranit të regjistratorit të zërit.

STANDARD: Kjo është metoda normale e regjistrimit.

INTERVISTË: Mikrofoni është i ndjeshëm ndaj zërave në dy drejtime. Në këtë metodë, kreu dhe fundi i pajisjes kapin të dy të njëjtën sasi tingulli.

FJALË-NË-TEKST: Pajisja regjistron zërin tuaj dhe njëkohësisht e konverton në tekst në ekran. Për rezultate më të mira, mbajeni pajisjen pranë gojës dhe flisni me zë të lartë dhe qartë në një vend të qetë.

Nëse gjuha e sistemit të memos me zë nuk përputhet me gjuhën që po flisni, pajisja nuk do ta njohë zërin tuaj. Para se ta përdorni këtë veçori, shtypni gjuhën aktuale për të vendosur gjuhën e sistemit të memos me zë.

Luajtja e regjistrimeve me zë të zgjedhura

Kur hapni regjistrimet e intervistave, mund të heshtni ose ç’heshtni burime të caktuara zëri në regjistrim.

1

2

3

Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Regjist. Zanor.

Shtypni LISTË dhe zgjidhni një regjistrim zëri të bërë në metodën e intervistës.

Për të heshtur burime të caktuara zëri, shtypni për drejtimin përkatës në të cilin duhet heshtur zëri.

Ikona do të ndryshohet në dhe zëri do të heshtet.

Burimi i tingullit i heshtur

Burimi i tingullit i paheshtur

136