Bazat

3

4

Hiqeni kartën e memories.

Futeni sirtarin përsëri në folenë e sirtarit.

Mos e hiqeni memorien e jashtme si për shembull kartën e memories ose memorien USB ndërkohë që pajisja po transferon ose po përdor informacione, ose menjëherë pas transferimit të të dhënave. Nëse veproni kështu mund të bëni që të korruptohen ose të humbasin të dhënat për shkak të dëmtimit të memories ose pajisjes së jashtme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjet, përfshirë humbjen e të dhënave të shkaktuar nga keqpërdorimi i pajisjeve të memorieve të jashtme.

Formatimi i kartës të memories

Një kartë memorie e formatuar në një kompjuter mund të mos jetë e pajtueshme me pajisjen. Formatojeni kartën e memories në pajisje.

Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Arkivimi Percaktimet e opsioneve te memories Kartë SD Formato.

Para se të formatoni kartën e memories, mos harroni të krijoni kopje rezervë për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në kartën e memories. Garancia e prodhuesit nuk mbulon humbjen e të dhënave të shkaktuar nga veprimet e përdoruesit.

28