Aplikacionet dhe veçoritë

Metoda Pro

Bëni foto ndërsa rregulloni manualisht opsionet e ndryshme të shkrepjeve.

Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni Pro. Zgjidhni opsionet dhe personalizoni konfigurimet, dhe pastaj shtypni për të bërë një foto.

Opsionet e disponueshme

: Zgjidhni një vlerë ISO. Kjo kontrollon ndjeshmërinë e kamerës ndaj dritës. Vlerat e ulëta janë për objektet e palëvizshme ose të ndriçuara fort. Vlerat më të larta janë për objektet që lëvizin shpejt ose të ndriçuara dobët. Sidoqoftë, cilësimet e ISO më të lartë mund të shkaktojnë zhurmë në foto.

Nëse shpejtësia e shkrehësit është vendosur manualisht, nuk mund ta vendosni konfigurimin ISO në AUTO.

: Rregulloni shpejtësinë e shkrehjes. Shkrehja e ngadaltë lejon të futet më shumë dritë, kështu fotot tuaja bëhen më të shndritshme. Kjo është ideale për fotot e skenave ose fotove të bëra natën. Shkrehja e shpejtë lejon të futet më pak dritë. Kjo është ideale për të bërë foto të subjekteve që lëvizin shpejt.

: Zgjidhni një ton ngjyrash. Për të krijuar tonin tuaj të ngjyrave, shtypni Toni 1 ose Toni 2.

: Ndryshoni metodën e fokusit. Tërhiqni shiritin e rregullimit drejt ose për ta rregulluar fokusin manualisht. Për të kaluar në metodën e fokusit automatik, shtypni

MANUAL.

: Zgjidhni një balancim të përshtatshëm bardhësie në mënyrë që figurat të kenë një

gamë ngjyrash të jetës reale. Mund të vendosni temperaturën e ngjyrave. Shtypni dhe tërhiqeni gishtin në shiritin e temperaturës së ngjyrave.

: Ndryshoni vlerën e ekspozimit. Kjo përcakton sa dritë merr sensori i dritës i kamerës. Për situatat me ndriçim të ulët, përdorni një ekspozim më të lartë.

Nëse shpejtësia e shkrehësit është vendosur manualisht, nuk mund ta ndryshoni vlerën e ekspozimit. Vlera e ekspozimit do të ndryshojë dhe do të shfaqet sipas konfigurimit të shpejtësisë së shkrehësit.

96