
Bazat
Paneli i njoftimeve
Kur merrni njoftime të reja, si mesazhe ose thirrje të humbura, ikona treguese shfaqet në shiritin e statusit. Për të parë më shumë informacion rreth ikonave, hapni panelin e njoftimeve dhe shikoni detajet.
Për të hapur panelin e njoftimeve, tërhiqni shiritin e statusit poshtë. Për të mbyllur panelin e njoftimeve, rrëshqitni lart mbi ekran.
Mund të hapni panelin e njoftimeve edhe në ekranin e kyçur.
Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në panelin e njoftimeve.
Hapni Cilësimet.
Butonat e cilësimeve të shpejta
Shtypni një njoftim dhe bëni veprime të ndryshme.
Pastroni të gjitha njoftimet.
Bllokoni njoftimet nga aplikacionet.
52