Bazat

2 Pasi të jetë karikuar plotësisht, shkëputeni pajisjen nga karikuesi me valë.
Masa paraprake për karikimin me valë

Mos e vendosni mbi karikuesin me valë me kartë krediti ose kartë identifikimi me frekuencë radioje (RFID) (si kartë transporti ose kartë debiti) të vendosur midis pjesës së pasme të pajisjes dhe kapakut të pajisjes.

Mos e vendosni pajisjen mbi karikuesin me valë kur ka materiale përçuese të tilla si objekte metalike dhe magnete të vendosura midis pajisjes dhe karikuesit me valë.

Pajisja mund të mos karikohet mirë ose mund të nxehet tepër, ose pajisja dhe kartat mund të dëmtohen.

Nëse e përdorni karikuesin me valë në vende me sinjal rrjeti të dobët, mund të humbisni valët e rrjetit.

Përdorni karikues me valë të aprovuar nga Samsung. Nëse përdorni karikues të tjerë me valë, bateria mund të mos karikohet mirë.

Karta SIM ose USIM (karta nano-SIM)

Instalimi i kartës SIM ose USIM

Futeni kartën SIM ose USIM të dhënë nga ofruesi i shërbimeve celulare.

Bëni kujdes të mos e humbni ose kur i lejoni të tjerët të përdorin kartën SIM ose USIM. Samsung nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim ose pakënaqësi që mund të shkaktohet nga kartat e humbura ose të vjedhura.

Disa shërbime LTE mund të mos jenë të disponueshme në varësi të ofruesit të shërbimit. Për më shumë informacion rreth disponueshmërisë të shërbimeve, kontaktoni me operatorin e shërbimit.

21