Aplikacionet dhe veçoritë
Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve
Galaxy Apps
Blini dhe shkarkoni aplikacione. Mund të shkarkoni aplikacione që janë të specializuara për pajisjet Samsung Galaxy.
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Galaxy Apps.Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Instalimi i aplikacioneve
Shfletoni aplikacionet sipas kategorive ose shtypni fushën e kërkimit për të kërkuar një fjalë kyçe.
Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni INSTALL. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni çmimin dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Për të ndryshuar cilësimet e përditësimit automatik, shtypni →Settings →Auto update apps, dhe pastaj zgjidhni një opsion.
Dyqani
Blini dhe shkarkoni aplikacione.Hapni aplikacionin Dyqani.Instalimi i aplikacioneve
Shfletoni aplikacionet sipas kategorive ose kërkoni aplikacionet me një fjalë kyçe.
Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni INSTALO. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni çmimin dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Për të ndryshuar cilësimet e përditësimit automatik, shtypni →Cilësimet → Përditëso automatikisht aplikacionet, dhe pastaj zgjidhni një opsion.
57