Aplikacionet dhe veçoritë

Kërkimi i imazheve të ngjashme

Kërkoni online imazhe të ngjashme me objektin e njohur. Mund të shikoni imazhe të ndryshme me karakteristika të ngjashme me objektin, si ngjyra ose forma.

Për shembull, nëse doni të dini titullin e një fotoje ose imazhi, përdorni veçoritë e Bixby Vision. Pajisja do të kërkojë dhe do t’ju tregojë informacionet përkatëse ose imazhe me karakteristika të ngjashme.

1

2

3

Drejtojeni kamerën drejt figurës ose objektit të dëshiruar dhe aktivizoni Bixby Vision.

Mbajeni objektin brenda kuadros në shikuesin e pamjes së kamerës për ta dalluar. Kur njihet objekti, do të shfaqen ikonat e disponueshme të kërkimit.

Shtypni .

Kërkimi i vendeve pranë

Kërkoni peizazhe ose informacione për çfarëdo vendi pranë jush.

Për shembull, nëse doni të kërkoni kafe në zonën ku ndodheni, përdorni veçoritë e Bixby Vision. Pajisja do të kërkojë dhe do t’ju tregojë kafetë pranë.

1

2

3

4

Drejtojeni kamerën drejt figurës ose objektit të dëshiruar dhe aktivizoni Bixby Vision.

Mbajeni objektin ose vendin brenda kuadros në shikuesin e pamjes së kamerës për ta dalluar.

Kur njihet zona, do të shfaqen ikonat e disponueshme të kërkimit.

Shtypni .

Pajisja do të tregojë informacione të vendeve pranë.

Për të parë vendet pranë përmes kamerës, shtypni PAMJA LIVE.

Kur lëvizni pajisjen, në ekran do të shfaqen vendet pranë në drejtimin ku është drejtuar kamera.

Për të parë vendndodhjen tuaj aktuale dhe vendet pranë në hartë, mbajeni pajisjen horizontalisht me tokën.

66