
Aplikacionet dhe veçoritë
• : Krijoni foto panorama me lëvizje që mund të luhen si video. Mund t’i shikoni fotot panorama me lëvizje në kënde të ndryshme duke e anuar pajisjen ose duke rrëshqitur në ekran.
•
: Zgjidhni një shpejtësi kuadrosh.
•
: Aktivizoni ose çaktivizoni blicin.
• : Fokusohuni në një subjekt brenda kuadros rrethore dhe turbullojeni figurën jashtë kuadros.
Cilësimet e kamerës
Në ekranin e shikimit shtypni . Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të metodës së shkrepjes.
•Madhësia e fotos: Zgjidhni një rezolucion për fotot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë foto me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.
Shtypni çelësin Ruaj skedarë RAW dhe JPEG për ta bërë pajisjen që t’i ruajë fotot si skeda RAW të pakompresuara (format skedash DNG) në metodën pro. Skedat RAW i ruajnë të gjitha të dhënat e fotove për cilësinë më të mirë të imazhit, por do të zënë më shumë memorie.
Kur përdorni këtë veçori, secila foto ruhet në dy formate, DNG dhe JPG. Fotot e shpërthimeve ruhen vetëm si skeda JPG.
•Madhësia e videos: Zgjidhni një rezolucion për videot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë video me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.
•AF gjurmues: Vendoseni pajisjen të ndjekë dhe të fokusohet automatikisht në një subjekt të zgjedhur. Kur zgjidhni një subjekt në ekranin e shikimit, pajisja do të fokusohet te subjekti edhe nëse subjekti lëviz ose nëse ndryshoni pozicionin e kamerës.
106