Aplikacionet dhe veçoritë

Portret i gjerë i vetes me lëvizje

Mund të bëni dhe të shikoni një portret të gjerë të vetes me lëvizje.
Kur bëni një portret të gjerë të vetes me lëvizje, nuk do të regjistrohet zë.
Në varësi të kushteve të shkrepjes, lëvizjet mund të mos ruhen.

1Në ekranin e shikimit të fotos selfie të gjerë, shtypni për të aktivizuar veçorinë e lëvizjeve të ngadalta dhe për të bërë një portret të vetes me lëvizje.

2

3

Në ekranin e shikimit, shtypni figurën e vogël të shikimit.

Shtypni SELFIE LËVIZORE ME KËND TË GJERË.
Portreti i vetes i gjerë do të shfaqet.

4 Anojeni pajisjen ose lëvizeni ekranin për të rrotulluar portretin e gjerë të vetes. Për ta ruajtur portretin e gjerë të vetes si skedë video, shtypni RUAJ VIDEON.

Cilësimet e kamerës

Cilësimet e shpejta

Në ekranin e shikimit, përdorni cilësimet e shpejta të mëposhtme.

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas metodës së shkrepjes dhe cila kamerë po përdoret.

: Aktivizoni dhe çaktivizoni ekranin e shikimit të plotë.

: Ndryshoni zonën e fokusit. Multi fokusohet në disa zona brenda kuadros. Do të shfaqen disa drejtkëndësha për të treguar zonat e fokusuara. Qendër fokusohet në qendër brenda kuadros.

: Zgjidhni një metodë matjeje. Kjo përcakton mënyrën si llogariten vlerat e dritës. Në qendër përdor dritën në pjesën e mesit të pozës për të llogaritur ekspozimin e pozës.

Fokusim përdor dritën në një pjesë qendrore të përqendruar të pozës për të llogaritur ekspozimin e pozës. Matricë llogarit mesatarisht të gjithë skenën.

105