Aplikacionet dhe veçoritë
Aplikimi i efekteve të bukurisë
Mund të aplikoni efekte spotesh ose të modifikoni karakteristikat e fytyrës si toni i lëkurës ose forma e fytyrës, para se të bëni portrete të vetes suaj.
Kjo veçori është e disponueshme vetëm në metodën Selfie.
1
2
Në ekranin e shikimit shtypni .
Zgjidhni opsionet më poshtë për të aplikuar efekte bukurie në fytyrën tuaj në ekranin e shikimit dhe për të bërë një foto të vetes suaj.
•Ton lëkurë: Bëjeni lëkurën të duket më e shndritshme dhe më e pastër.
•Fokusim: Rregulloni ndriçimin dhe vendin e dritës së spotit. Për të vendosur vendndodhjen e spotit për të ndriçuar ose rregulluar ndriçimin, tërhiqeni shiritin e rregullimit drejt nivelit të dëshiruar.
•Fyt. hollë: Rregulloni formën e fytyrës dhe bëjeni fytyrën të duket më elegante.
•Sy mëdh.: Bëjini sytë të duken më të mëdhenj.
•Korrigjimi i formës: Kur fytyra juaj është në anët e ekranit të shikimit, do të duket e shtrembëruar. Aktivizojeni këtë opsion për të korrigjuar formën e fytyrës suaj. Pas korrigjimit të formës, sfondi mund të duket pak i shtrembëruar.
Selfie e gjerë
Bëni një portret të gjerë të vetes dhe përfshini sa më shumë njerëz që është e mundur në foto për të mos lënë asnjë jashtë.
1
2
3
Në ekranin e shikimit, rrëshqitni lart ose poshtë, ose shtypni për të kaluar në kamerën përpara për portrete të vetes.
Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni Selfie e gjerë.
Drejtoni lenten e kamerës përpara.
103