Aplikacionet dhe veçoritë
•Kur aktivizohet kjo veçori, nuk mund ta përdorni veçorinë Stabilizim videoje.
•Ndjekja e një subjekti mund të dështojë në kushtet e mëposhtme:
–– Subjekti është shumë i madh ose shumë i vogël.
–– Subjekti lëviz tepër.
–– Subjekti është i ndriçuar nga pas ose po shkrepni në një vend të errët.
–– Ngjyrat ose strukturat në subjekt dhe në sfond janë njëlloj.
–– Subjekti ka struktura horizontale, si për shembull grila.
–– Kamera tundet tepër.
–– Rezolucioni i videos është i lartë.
•Korrigjimi i formës: Kur fytyra juaj është në anët e ekranit të shikimit, do të duket e shtrembëruar. Aktivizojeni këtë opsion për të korrigjuar formën e fytyrës suaj. Pas korrigjimit të formës, sfondi mund të duket pak i shtrembëruar.
•Kohëmatësi: Zgjidhni kohën e vonesës para se kamera të bëjë automatikisht foton.
•HDR (ton i pasur): Bëni foto me ngjyra të pasura dhe riprodhoni detaje edhe në zona të shndritshme dhe të errëta.
KAMERA BALLORE•Madhësia e fotos: Zgjidhni një rezolucion për fotot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë foto me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.
•Madhësia e videos: Zgjidhni një rezolucion për videot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë video me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.
•Ruaj fotot si në
•Mënyrat e shkrepjes: Zgjidhni opsionet e shkrepjes për t’i përdorur.
•Kohëmatësi: Zgjidhni kohën e vonesës para se kamera të bëjë automatikisht foton.
•HDR (ton i pasur): Bëni foto me ngjyra të pasura dhe riprodhoni detaje edhe në zona të shndritshme dhe të errëta.
107