Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorimi i veçorisë Përmirësim i videos
Përmirësoni cilësinë e imazhit të videove tuaja për të pasur video më të shndritshme dhe më të gjalla. Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara dhe pastaj shtypni çelësin Përmirësuesi Video për ta aktivizuar.
•Kjo veçori është e disponueshme në disa aplikacione.
•Përdorimi i kësaj veçorie do të rritë konsumin e baterisë.
Shikimi i albumeve
Mund të shikoni imazhet dhe videot tuaja të renditura sipas folderave ose albumeve. Animacionet ose kolazhet që keni krijuar do të renditen gjithashtu në folderat tuaja në listën e albumeve.
Hapni aplikacionin Galeria, shtypni ALBUMET dhe pastaj zgjidhni një album.
Shikimi i historive
Kur kapni ose ruani imazhet dhe videot, pajisja do të lexojë etiketën e datës dhe vendndodhjes së tyre, do të renditë imazhet dhe videot dhe pastaj do të krijojë histori. Për të krijuar histori automatikisht, duhet të kapni ose të ruani disa imazhe dhe video.
Krijimi i historive
Krijoni histori me tema të ndryshme.
1
2
3
4
Hapni aplikacionin Galeria dhe shtypni HISTORITË.
Shtypni →Krijo histori.Shënoni imazhet ose videot që doni të përfshini në histori dhe shtypni U KRYE.
Vendosni një titull për historinë dhe shtypni KRIJO.
Për të shtuar imazhet ose videot në një histori, zgjidhni një histori dhe shtypni SHTO.
Për t’i hequr imazhet ose videot nga një histori, zgjidhni një histori, shtypni →Ndrysho, shënoni imazhet ose videot për t’i hequr dhe pastaj shtypni →Largo nga historia.
111