Cilësimet

Samsung Pass

Samsung Pass ju lejon të hyni në llogarinë tuaj Samsung, në faqen interneti ose në aplikacione më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt me anë të të dhënave tuaja biometrike, si për shembull shenjat e gishtave ose iridat e syve në vend se të vendosni informacionet e identifikimit tuaj.

Regjistroni të dhënat tuaja biometrike në Samsung Pass dhe vendosni të hyni në faqet e internetit ose aplikacionet e mbështetura duke përdorur të dhënat me anë të Samsung Pass.

Për ta përdorur këtë veçori, pajisja juaj duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose një rrjet celular.

Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung. Për më shumë informacion, shikoni Llogaria Samsung.

Kjo veçori hyrjeje në faqe interneti është e disponueshme vetëm për faqet e internetit që hapni me anë të aplikacionit Internet. Disa faqe interneti mund të mos e mbështesin këtë veçori.

Regjistrimi i Samsung Pass

Para se të përdorni Samsung Pass, regjistroni të dhënat tuaja biometrike në Samsung Pass.

1

2

3

4

5

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria Samsung Pass.
Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni LIDHU.

Vendosni identifikimin dhe fjalëkalimin e llogarisë tuaj Samsung dhe shtypni LIDHU.

Lexoni dhe pranoni rregullat dhe kushtet dhe shtypni FILLO.

Shtypni SHENJAT E GISHTIT ose IRISI dhe regjistroni shenjat e gishtave ose iridat e syve tuaj. Shikoni Njohja e shenjës të gishtit ose Njohja e iridave të syve për më shumë informacion.

6 Skanoni shenjat e gishtave ose iridat e syve për të përfunduar regjistrimin e Samsung Pass.

195